Tornado godet qytetin gjerman Kiel, ka disa të lënduar

21:30 30/09/2021

Një tornado e fuqishme  ka goditur qytetin gjerman të Kiel, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe  lënduar disa persona. Policia, zjarrfikëset dhe ekipet  e shpëtimit ndodhen aktualisht në vendngjarje.

Videot të cilat kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë imazhe të pemëve të shkulura dhe shtëpive të dëmtuara. Autoritetet  gjermane bëjnë me dije se katër persona janë dëmtuar rëndë ndërsa disa  të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Sipas meteorologëve Kiel do të goditet nga  erëra të tjera të forta dhe reshje të dendura gjatë fundjavës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *