
11:14 05/05/2022
Stuhia e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta solli dëme materiale dhe la pa energji 1400 banorë
Stuhitë e forta të shoqëruara me tornado në të gjithë Oklahoma-n shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Imazhet satelitore treguan disa struktura të rrafshuara plotësisht dhe rrugët e mbushura me mbeturina në qendër të qytetit Seminole, rreth 50 milje në juglindje të Oklahoma City.
Autoritetet vendosën në dispozicion ekipet për të ndihmuar njerëzit. Nënsherifi i qarkut Seminole Matt Haley deklaroi se kishte raporte për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre, por autoritetet nuk raportojnë humbje jete apo të lënduar.
Sipas poëeroutage.us, më shumë se 14,000 persona mbetën pa energji elektrike pasi kushtet e rënda të motit rrëzuan linjat e energjisë dhe pemët në të gjithë shtetin.
Qendra e Parashikimit të Stuhive tha se stuhitë ishin pjesë e një moti shumë të keq të shoqëruar me shira dhe erëra të fuqishme që aktualisht po kërcënojnë disa pjesë të Oklahomas qendrore dhe jugperëndimore në Teksasin verior.
Klan News