Tornadot bëjnë “kërdinë” në Alabama

18:36 26/03/2021

5 persona humbën jetën, moti i keq ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në Alabama si pasojë e tornadove të fuqishme.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke shkatrruar disa shtëpi dhe duke rrëzuar pemë.

Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të shtyllave. 5 personat që humbën jetën ishin në Calhoun County, në pjesën lindore të shtetit.

Në media sociale njerzit postuan pamje dramatike të tornadove të cilat merrnin çdo gjë përpara. Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit ishin të komplikuara nga moti i fortë që do të vazhdojë edhe për disa ditë në këtë shtet. 

Në vitin 2019, më shumë se 20 njerëz, përfshirë tre fëmijë humbën jetën pasi tornadot shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesat dhe rrugët në Alabaman lindore.

Zonja e Parë Jill Biden ka anuluar një udhëtim të planifikuar në shtet me aktoren Jennifer Garner, për shkak të stuhive. Zonja Biden do të ishte atje për të diskutuar përfitimet e paketës së sapo-miratuar Covid.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *