Tornadot godasin Siçilinë

tornadot godasin siciline
tornadot godasin siciline

12:40 17/11/2021

1 i vdekur e dëme të shumta materiale

Katastrofat e motit në Siçili nuk kanë të ndalur këtë Vjeshtë. Një tornado gjigande goditi orët e fundit krahinën e Raguzës.

Një 50-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga erërat e forta të shkaktuara nga vorbulla e ajërit, pak çaste pasi kishte dalë nga shtëpia. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar kryesisht në zonat bregdetare të krahinës jugore siçiliane. Vorbulla solli edhe reshje të dendura që shkaktuan përmbytje. Autoritetet kërkuan shpalljen e gjendjes së katastrofës natyrore.

Situatë emergjente nga moti i keq edhe përtej kontinentit në Kanada. Një stuhi e fuqishme goditi rajonin e British Kolumbias, duke i marrë jetën një gruaje, teksa dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Situata më e rëndë është në zonat pranë Vankuverit, ku mijëra banorë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve. Rëshqitjet e tokës bllokuan disa nga rrugët hyrëse në qytetin kanadez prej 600 mijë banorësh.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts