Tornadot sjellin dëme të mëdha në Nju Orlins

13:52 23/03/2022

Mbi 400 mijë banorë pa energji, moti i keq përfshiu Teksasin dhe Luizianën

Tornadot godasin disa zona të Nju Orlinsit duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Një person humbi jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur. Një dëshmitar raportoi në mediat sociale dëmin që solli tornadoja e cila shkatërroi disa shtëpi dhe rrëzoi disa shtylla duke lënë mbi 400 mijë banorë pa energji elektrike.

Moti i ashpër përfshiu edhe Teksasin verior e qendror duke shkatërruar shtëpi dhe biznese, duke ndërprerë edhe energjinë. Shërbimi Kombëtar i Motit e përshkroi tornadon që goditi zonën e Nju Orlins si jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Ndërsa stuhitë u zhvendosën drejt lindjes, disa zyra shtetërore në Luiziana u mbyllën. Shkollat në të gjithë shtetin kanë pezulluar mësimin deri në përmirësimin e motit. Mot i keq u raportua edhe në Misisipi ku disa institucione u mbyllën. Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, ka bërë të ditur se autoritetet po vlerësojnë dëmet që kanë shkaktuar tornadot.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com