Torturoi të burgosurit dhe pranoi ryshfet nga El Chapo, arrestohet ish-zyrtari në Meksikë

Qeveria e Meksikës ka arrestuar një ish-zyrtar të policisë, pasi akuzohet për tortura gati një dekadë më parë.

Ish-komandati i policisë, Luis Cardenas Palomino, u konsiderua si krahu i djathtë i ish-sekretarit të sigurimit Genaro Garcia Luna.

Luna tani po akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në SHBA.

Prokurorët amerikanë gjithashtu kanë akuzuar Cardenas Palomino për pranim rryshfeti nga karteli i drogës Sinalo, dikur i drejtuar nga Joaquin “El Chapo” Guzman.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse Meksika do të ekstradojë Cardenas Palomino.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës tha të hënën se Cardenas Palomino u arrestua në periferi të Meksikës me akuzat se ai torturoi një të dyshuar për rrëmbim në 2012.

Prokurorët amerikanë pretendojnë se García Luna mori dhjetëra miliona dollarë ryshfet për të mbrojtur kartelin Sinaloa të Guzman.

García Luna shërbeu nga 2006 në 2012 si sekretar i sigurimit publik të Meksikës para se të zhvendosej në SH.B.A.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador përmendi korrupsionin dhe abuzimet e përhapura në policinë federale si një faktor i madh në vendimin e tij për të shfuqizuar forcën në 2019 dhe për të hedhur disa prej oficerëve të saj në Gardën Kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *