Tradita rumune e pritjes së Vitit të Ri

13:40 01/01/2022

Qytetarët vishen si arinj në qytetin verior të Comanesti-t

Qindra qytetarë rumune e pritën ndryshe nga pjesa tjetër e globit ndërrimin e viteve. Të veshur si arinj, me kostume të bëra prej gëzofi të vërtetë, dhe me koka arinjsh që në mëngjes ata pushtuan qytetin verior rumun të Comanesti-t. Rrahjet e daulleve nisin herët duke paralajmëruar ardhjen e qindra njerëzve.

Kjo traditë e ka origjinën në kohët parakristiane, kur kërcimtarë të veshur me kostume me ngjyra ose gëzof kafshësh shkonin shtëpi më shtëpi në fshatra, duke kënduar dhe kërcyer për të larguar të keqen.

Një kostum ariu për një të rritur, me kokën e përfshirë, peshon deri në 40 kilogramë dhe kushton deri në 2000 Euro. Vendasit kanë frikë se tradita mund të zhduket, pasi një numër i madh i të rinjve rumunë largohen nga zona duke kërkuar jetë më të mirë në vendet më të pasura të Bashkimit Evropian.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *