Trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 39-vjeçari shqiptar, i përshirë edhe ish-deputeti italian

Policia italiane ka vënë në pranga 39-vjeçarin shqiptar. Ky i fundit i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës.

39-vjeçari është ndaluar në një stacion, pas kontrolleve të kryera nga policia hekurudhore. Pas arrestimit është transferuar në burgun e Fuornit.

Shqiptari është nën hetim nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Bolonjës, pasi kishte blerë dhe importuar nga Belgjika, në gusht 2020, rreth 28 kilogramë kokainë të destinuara për t’u rishitur me pakicë në tregjet e Romagna-s.

Bëhet fjalë për një furnizim droge ku i përfshirë theksohet se është edhe ish-deputeti italian Gianluca Pini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts