Trafikuan mbi 100 emigrantë, shkatërrohet banda e rrezikshme në Kroaci

Policia kroate ka shkatërruar një rrjet që ka trafikuar mbi 100 emigrantë nga Bosnje dhe Hercegovina në Kroaci dhe më pas në vendet tjera të Evropës Perëndimore.

Autoritetet kanë ngritur akuza ndaj tetë kroatëve dhe një serbi.

Shtatë prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë mbesin në arrati.

Të dyshuarit pretendohet se kanë bërë komplote për të mundësuar hyrjen e paligjshme të migrantëve nga Bosnje dhe Hercegovina në Kroaci dhe pastaj në vende tjera, tha policia kroate.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjenden mijëra migrantë të cilët përpiqen të arrijnë në vendet e pasura të BE-së. Kroacia është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe migrantët aty hyjnë përmes Bosnjës dhe Serbisë.

Organizatat për të drejtat e njeriut vazhdimisht e kanë akuzuar Kroacinë për keqtrajtim të migrantëve të cilët i zënë në kufi.

Në deklaratën e policisë kroate thuhet se në operacionin që u zhvillua në bashkëpunim me policinë boshnjake u konfiskuan rreth 80 mijë euro.

Policia ka bastisur lokacione të ndryshme dhe automjete të të dyshuarve./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *