
Dy helikopterë janë përplasur në Australi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Autoritetet australiane kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në rën 140:00 me orën lokale në Main Beach në Gold Coast, të Brisbanes.
Inspektori i policisë së Queensland, Gary worrell, në nëj deklaratë për mediat u shpreh se : “Këta dy avionë, kur u përplasën, u rrëzuan në bregun e rërës, pikërisht jashtë Sea world Resort.
Ai shtoi se kishte qenë e vështirë për shërbimet e urgjencës të hynin në bregun e rërës, që ndodhet jo shumë larg bregut.
Deri më tani është mësuar se 13 persona kanë qenë në dy helikopterët, kur 4 pret tyre ndërruan jetë dhe 3 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 6 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, si gërvishtje.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al