
Më shumë se 60 emigrantë janë gjetur të vdekur në një varkë peshkimi në Kepin e Verdës në Afrikën Perëndimore.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, varka është parë të lundrojë në det për më shumë se 1 muaj. Sakaq mësohet se janë shpëtuar 38 persona, duke përfshirë fëmijë dhe gra.
Varka e peshkimit u gjend 320 km larg ishullit Sal, me të cilën refugjatët ishin duke u larguar nga Kepi i Verdës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al