Tragjedi në festën e Halloween në Seul, qindra të vdekur e të plagosur

tragjedi ne festen e halloween ne seul qindra te vdekur e te plagosur
tragjedi ne festen e halloween ne seul qindra te vdekur e te plagosur

19:58 29/10/2022

Lajm i përditësuar: Të paktën 120 persona kanë humbur jetën nga shtypja në një turmë të madhe që festonte Halloween-in në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët në vend, që siç raporton BBC, shtuan se më shumë se 150 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë të rënda. Shërbimet e emergjencës shfaqen duke u dhënë ndihmë të lënduarve, ndërsa të tjerë përpiqen të nxjerrin trupat e zënë nën njëri-tjetrin në rrugë.

Momentalisht nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi këtë ngjarje të rëndë.

tragjedi ne festen e halloween ne seul qindra te vdekur e te plagosur

Fillimisht u raportua se dhjetëra persona kishin pësuar arrest kardiak për shkak të turmës së madhe me njerëz, të mbledhur në një prej zonave më të njohura të jetës së natës në Seul.

Presidenti Yoon Suk-Yeol mësohet se ka thirrur një mbledhje urgjente.

Në zonë raportohet se ishin të paktën 100,000 mijë persona, të mbledhur për të festuar Halloween-in pa maska në ambient të hapur, për herë të parë që nga pandemia./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts