Tragjedi në Indi, autobusi përfundon në humnerë, ndërrojnë jetë 26 persona, plagosen disa të tjerë

Të paktën 26 persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur nga rënia e një autobusi në Indi. Autobusi po transportonte 30 persona, duke përfshirë shoferin, për në Yamunotri, vendi i largët i pelegrinazhit hindu në shtetin Himalayan, kur doli nga rruga të dielën në mbrëmje.

“Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spitalet aty pranë”, tha mbikëqyrësi i policisë së qarkut, Arpan Yaduvanshi.
Yaduvanshi shtoi se punonjësit e shpëtimit ishin ende në kërkim të një pasagjeri të zhdukur dhe numri i të vdekurve “mund të rritet më tej”.

Uttarakhand piktoresk ka disa nga vendet më të shenjta hindu dhe pret miliona pelegrinë çdo vit, por ka një rrjet tejet të rrezikshëm të rrugëve.

Kryeministri Narendra Modi njoftoi një kompensim prej 200 mijë rupi indiane (2,575 dollarë) nga Fondi Kombëtar i Ndihmës së Kryeministrit për familjet e të
vrarëve në aksident. Të plagosurit do të marrin 50 mijë rupi (644 dollarë) secili.

Burimi
(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *