Tragjedi në ishullin italian! Humbin jetën 8 persona, zhduken 13 të tjerë

13:50 26/11/2022

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një rrëshqitjeje masive dheu në ishullin e njohur Ischia në brigjet e Napolit.

Mësohet se 13 persona rezultojnë të zhdukur dhe 100  të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Menjëherë pas ngjarjes tragjike në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për gjetjen e të zhdukurve.

Ministri italian i Infrastrukturës Matteo Salvini tha se ekipet e shpëtimit po punojnë në kushte të vështira pasi reshjet e fundit të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme kolosale në zonë.

Pamjet nga ishulli tregojnë shkallën masive të shkatërrimit me makina që janë përplasur me njëra tjetrën, pemë e shtylla të shkulura dhe shtëpi të dëmtuara.

Për ngjarjen tragjike ka reaguar dhe Ministri për Mbrojtjen Civile dhe Politikat Detare Nello Musumeci, i cili nënvizoi vështirësitë në operacionin e shpëtimit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *