Tragjedi në Itali | Babai shpëton nga vdekja vajzën dhe shoqet e saj, por…

19:10 25/06/2021

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Sardenja të Italisë. Një 60-vjeçar është futur në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet e saj dhe në përfundim arriti t’i nxirrte të gjalla të treja, por humbi jetën e vet. Zemra nuk mundi që ta përballonte gjithë atë presion dhe pësoi infarkt.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai hyri në det për të shpëtuar vajzën dhe 2 shoqet e saj të cilat nuk po mundeshin të ktheheshin në breg për shkak të erës së fortë.

Aksioni i tij pati sukses, megjithatë disa minuta pasi doli vetë nga bregu pësoi një arrest kardiak. Deri më tani, shkak kryesor mendohet sforcoja që ka pasur në det.

Ndihma e shpejtë u përpoq ta sillte në jetë. Madje në dispozicion të tij u vendos edhe një helikopter, por nuk kishte më asgjë për të bërë. 60-vjeçari ndërroi jetë. Në spital është dërguar edhe vajza e viktimës, e cila ndodhet në shok./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *