Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni dhe vdesin 16 persona

10:50 10/10/2021

Një aeroplan me të cilin udhëtonin më shumë se 20 parashutistë është rrëzuar sot pranë qytetit Menzelinsk në Republikën e Tatarstanit të Rusisë. Mediat vendase bëjnë me dije se 16 persona kanë vdekur, duke përfshirë dhe 2 pilotë dhe 7 të tjerë janë plagosur.

Një zyrtar i Ministrisë së Emergjencave tha për mediat se avioni L-410, i cili i përkiste një klubi ajror lokal, ra në tokë menjëherë pas ngritjes. Trupi i tij u shkatërrua nga goditja, ndërsa pjesa e bishtit mbeti kryesisht e paprekur.

Modeli L-410 është një avion transporti me rreze të shkurtër me dy motorë, i cili është prodhuar në Republikën Çeke që nga fillimi i viteve 1970.

Në shtator, një avion i ngjashëm u rrëzua në Rajonin Irkutsk në Siberinë juglindore. Katër persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *