Tragjedi në SHBA, ish-inxhinieri i Meta-s vret gruan, binjakët dhe kryen vetëvrasje

tragjedi ne shba ish inxhinieri i meta s vret gruan binjaket dhe kryen vetevrasje

Tragjedi në Kaliforni, kur një ish-inxhinier i Meta qëlloi gruan e tij, vrau djemtë e tyre binjakë 4-vjeçarë dhe më pas vrau veten brenda shtëpisë së tyre. Anand Sujith Henry, 37 vjeç, dyshohet se vrau djemtë e tij dhe qëlloi për vdekje gruan e tij 38-vjeçare, Alice Benzinger në një vaskë, më pas e ktheu armën kundër vetes.

Çifti u gjet i vdekur brenda shtëpisë me plagë nga armë zjarri pranë një pistolete 9 mm dhe një karikator të mbushur brenda një prej banjove të shtëpisë. Dy djemtë e tyre u gjetën të vdekur në një dhomë gjumi.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së dy fëmijëve të vegjël, por besohet se fëmijët fatkeq ose janë mbytur, ose kanë marrë mbidozë fatale, pasi nuk ka pasur shenja lëndimi në trup.

Motivi i vdekjes mbetet i paqartë ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.

Nga informacionet që kemi në këtë moment, rezulton se bëhet fjalë për një incident të izoluar dhe pa rrezik për publikun, pasi kemi besim se burri ndodhej brenda shtëpisë”, tha kreu i policisë, duke theksuar se nuk ka pasur shkatërrim të dyerve apo thyerje.

“Hetimi është duke vazhduar ndërsa autoritetet punojnë për të mbledhur prova, për të folur me dëshmitarët dhe anëtarët e familjes dhe për të përcaktuar një motiv të mundshëm”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dokumentet e gjykatës zbuluan se Henry, një ish-drejtor softuerësh i Meta-s por edhe i Google, kishte paraqitur kërkesë për divorc në dhjetor 2016. Por divorci nuk u finalizua kurrë dhe çifti u zhvendos në vitin 2020 në shtëpinë e tyre në San Mateo, Kaliforni. Fqinjët thanë se panë një çift miqësor dhe një familje të lumtur.

“Para se të lindnin foshnjat, ne pamë burrin dhe gruan duke bërë një shëtitje teksa ajo ishte shtatzënë”, tha një fqinj, duke shtuar se pasi lindën fëmijët, çifti u pa “vetëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts