Tragjedi në SHBA/ Ish-lojtari i futbollit amerikan vret 5 persona, më pas veten

Phillip Adams, 32 vjeç, ish-lojtar i futbollit amerikan në ligën kombëtare të SHBA-ve, ka qëlluar për vdekje një mjek dhe katër persona të tjerë.

Komandanti i policisë lokale, Kevin Tolson, tha se Adams qëlloi dy punëtorë të aparateve, duke e lënë të vrarë njërin, pastaj vazhdoi për te shtëpia e mjekut Robert Lesslie.  Mjeku, bashkëshortja e tij, Barbara Lesslie, dhe dy nipërit, të moshës pesë dhe nëntëvjeçare, u qëlluan për vdekje nga agresori, shkruajnë mediat e huaja.

Agrsori Adams më pas u gjet i vdekur me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri në dhomën e gjumit të një shtëpie rreth një kilometër larg, të cilën e ndante me prindërit. Hetuesit ende nuk e dinë motivin e agresorit, ndërsa besojnë se autor i ngjarjes ishte vetëm një individ.

I pyetur nëse Adams ka qenë ndonjëherë pacient i mjekut që e vrau, zyrtari policor tha se ende nuk është vërtetuar një gjë e tillë. Babai i agresorit, Alonzo Adams, tha të enjten se vite më parë ka qenë pacient i mjekut të vrarë. Sipas tij, i biri ishte i qetë dhe fëmijë i mirë, por beson se në sjelljen e tij agresive kishte ndikuar edhe futbolli amerikan.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *