Tragjedi në spitalin Covid-19 në Rumani

16:05 11/11/2021

Dy pacientë humbën jetën, një infermiere e plagosur

Dy pacientë vdiqën dhe një infermiere u plagos duke marrë plagë të rënda ne trup nga flakët e zjarrit. kur një zjarr shpërtheu në një spital Covid-19 në qytetin qëndror rumun të Ploiesti.

Zyrtarët kanë filluar të inspektojnë rregullisht linjat e oksigjenit dhe lejet e zjarrit në spitale.

Në këtë spital në momentin e shpërthimit të zjarrit gjendeshin më shumë se 17,400 pacientë me Covid-19, përfshirë 310 fëmijë, që po trajtoheshin në njësitë e kujdesit intensiv.

Zjarri u shua shpejt pasi kishte përfshirë vetëm një dhomë. Pesëmbëdhjetë pacientë u transferuan në krah në një spital tjetër.

Kjo nuk është hera e parë kur një spital në Rumani përfshitet nga flakët pasi në Tetor, një zjarr vrau nëntë persona në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në qytetin lindor të Konstancës. Edhe para pandemisë, Rumania kishte një nga infrastrukturat më pak të zhvilluara të kujdesit shëndetësor të BE-së.

Edhe në qytetin e Piatra Neamt në Nëntor të vitit 2020, 10 persona vdiqën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv ku po qëndronin pacientët të cilët kuroheshin nga tipi i ri i koronavirusit. Rumania ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Europian dhe një nga normat më të larta të vdekshmërisë nga Covid-19 në botë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *