Tragjedi në stadiumin e El Salvador

18:20 21/05/2023

12 persona humbin jetën gjatë një ndeshjeje

Të paktën 12 persona humbën jetën pas një përplasjeje në një stadium futbolli në kryeqytetin e El Salvadorit. Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas.

Fatkeqësia ndodhi pasi një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium pasi portat ishin mbyllur. Zyrtarët besojnë se disa tifozëve u janë shitur bileta false, shkak që krijoi shumë radhë në dyert e stadiumit.

Nga pamjet duket se tifozët përpiqen të rrëzojnë portat. Ndeshja u pezullua kur lojtarët në fushë dëgjuan zhurmën e prodhuar nga rrëmuja e tragjedisë. Njerëzit shihen duke u marrë me barela nga shërbimet e urgjencës.

Edhe tifozët përpiqen të japin ndihmë për të lënduarit. 90 persona pësuan trauma të shumta dhe u vunë nën kujdes mjekësor, ndërsa mësohet se të plagosurit janë rreth 500.

Qeveria dërgoi në stadium ambulanca nga spitalet e afërta, ndërsa të lënduarit u transportuan në institucione të ndryshme shëndetësore. Shumica e të plagosurve janë në gjendje të qëndrueshme dhe nga spitalet nuk ka raportime për vdekje.

Federata Salvadorane e Futbollit tha se të gjitha ndeshjet e futbollit të nivelit kombëtar të parashikuara për këtë të diel janë pezulluar.

Tv Klan







Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts