Tragjedi në Tajvan, raportohet për 6 të vdekur dhe 100 të plagosur nga shpërthimi i një fabrike

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan.

Më shumë se 100 persona, kryesisht punëtorë, u plagosën. Tre nga të vdekurit janë zjarrfikës. Ende nuk dihet fati i një zjarrfikësi dhe tre personave të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen, ndërsa tashmë ka nisur hetimi për shkaqet e zjarrit.

Një zyrtar i departamentit të zjarrfikëses në Pingtung u tha gazetarëve se peroksidi i ruajtur në fabrikë mund të ketë shkaktuar shpërthimin e parë të madh, të ndjekur nga disa më të vegjël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts