Tragjedi në ujërat italiane/ Mbytet anija me emigrantë në ishullin Lampedusa, raportohet për 41 të vdekur

Të paktën 41 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur në ishullin italian të Lampedusa. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas ANSA, katër persona që i mbijetuan aksidentit u thanë shpëtimtarëve se ishin në një varkë që kishte lundruar nga Sfax, Tunizia dhe ishte mbytur gjatë rrugës për në brigjet italiane. Mes viktimave mësohet se 3 janë fëmijë.

Pas rreth 6 orësh lundrim, anija prej 7 metrash u përmbys për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët – sipas të mbijetuarve – përfunduan në det, por vetëm 4 prej tyre mbijetuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts