Tragjedi në ujërat turke, mbytet anija me dhjetëra emigrantë të paligjshëm! Autoritetet raportojnë për 7 viktima

tragjedi ne ujerat turke mbytet anija me dhjetera emigrante te paligjshem autoritetet raportojne per 7 viktima



































Shtatë emigrantë të paligjshëm kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike në brigjet e Krinit (Çesme) në Turqi.

WhatsApp Image 2024-07-09 at 17.50.59

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, në një postim në platformën X, ka bërë të ditur se anija me emigrantë të paligjshëm transportonte 26 persona.

Sipas CNNturk, roja bregdetare turke shpëtoi të gjallë 19 emigrantë të paligjshëm, 18 prej tyre nga një ishull ngjitur, ndërsa një person tjetër u shpëtua nga një anije peshkimi në zonë.

Ministri i Brendshëm gjithashtu vuri në dukje se kërkimet për një tjetër anije vazhdojnë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts