Tragjedi/ U përfshi në aksidentit horror, ndërron jetë piloti 19-vjeçar i MotoGP-së (VIDEO)






Një lajm i hidhur tronditi ditën e sotme MotoGP, teksa piloti Xhejzon Dupaskier ka ndërruar jetë pas plagëve të shumta të marra në aksidentin e djeshëm.

motogp

19 vjeçari u përfshi në një aksident horror në provat zyrtare të ditës së djeshme për kualifikueset e MotoGP 3 në Itali. Dupaskier u dërguar menjëherë në spital ku ju nënshtrua një operacioni, por nuk mundi t’i rezistonte dot plagëve të marra.

Lajmi u bë i ditur nga faqja e MotoGP-s në “Twitter” e cila shprehu trishtimin për ndarjen nga jeta të pilotit 19 vjeçar.

Lindur në Bule, një qytet i vogël zviceran, në 7 Shtator 2001, Dupaskier ishte djali i Filip Dupaskier dhe ky një pilot garash me motorra. dp Debutimi botëror kishte ardhur vetëm vitin e kaluar, ku mori pjesë për herë të parë në MotoGP 3 nën skuderinë PruestelGP. Këtë vit, pas vetëm pesë garash, piloti zviceran kishte grumbulluar 27 pikë në 5 gara, ku rezultati më i mirë ishte vendi i shtatë nënë garën në Spanjë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *