Tragjedia amerikane, sherifi vajton kur mëson se vajza e tij ishte mes viktimave të Teksasit

tragjedia amerikane sherifi vajton kur meson se vajza e tij ishte mes viktimave te teksasit
tragjedia amerikane sherifi vajton kur meson se vajza e tij ishte mes viktimave te teksasit

13:51 26/05/2022

Ky është momenti kur një efektiv policie i Teksasit shpërthen në lot kur mëson se vajza e tij 10-vjeçare ishte vrarë gjatë sulmit në shkollën fillore. Felix Rubio u fotografua duke përqafuar bashkëshorten e tij, Kimberly pas lajmit të hidhur se vajza e tyre, Lexi, ishte në mesin e 19 viktimave.

tragjedia amerikane sherifi vajton kur meson se vajza e tij ishte mes viktimave te teksasit 1

Vetëm pak orë para humbjes së vajzës, familja kishte postuar një fotografi me të për një certifikatë lavdërimi që ajo kishte marrë. E buzëqeshur, ajo nuk e kishte aspak idenë që kjo do të ishte fotoja e fundit me prindërit e saj.

tragjedia amerikane sherifi vajton kur meson se vajza e tij ishte mes viktimave te teksasit 2

I thamë që e duam dhe se do ta merrnim pas mësimit. Nuk e dinim që kjo do të ishte lamtumirë”, shkroi nëna e saj në rrjetet sociale. Babai i 10-vjeçares dukej i shpërqendruar teksa thoshte disa fjalë  për “CNN”:

tragjedia amerikane sherifi vajton kur meson se vajza e tij ishte mes viktimave te teksasit 3

“Uroj që ajo mos të jetë një numër. Boll më. Askush nuk duhet të kalojë më diçka të tillë. Nuk duhej të kalonim këtë, por po e bëjmë. Boll me armët. Nuk dua që emri i bijës sime të jetë thjesht një emër tjetër”.

tragjedia amerikane sherifi vajton kur meson se vajza e tij ishte mes viktimave te teksasit 4

Babai dhe sherifi nuk mundej ta fshihte dot dhimbjen ndërsa përpiqej të ngushëllonte bashkëshorten e tij. Prindërit e viktimave gjithashtu janë shprehur në mënyrë të ngjashme me ta, si “dashuria ime e vogël tani po fluturon lart me engjëjt” dhe “disa prej nesh nuk do t’i përqafojnë apo puthin të vegjlit e tyre sonte”.

Sulmi në Uvalde është i 212-ti në SHBA teksa nuk ka kaluar ende as gjysma e vitit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts