Tragjedia e familjes Hoti, del autopsia për tre viktimat: Nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin konsumuar…

tragjedia e familjes hoti del autopsia per tre viktimat nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin konsumuar
tragjedia e familjes hoti del autopsia per tre viktimat nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin konsumuar

Mjekësia ligjore italiane ka dhënë detaje të reja pas autopsisë së tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë, të cilët ndërruan jetë gjatë një aksidenti me makinë mesnatën e 8 dhjetorit. Makina drejtohej nga Altin Hoti, ndërsa pasagjerë ishin Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio.

Sipas mediave italiane viktimat nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool e drogë, hashash ose marihuanë. Këto e treguan dhe rezultatet e analizave. Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

Nga analizat rezultoi se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool, hashash apo marihuanë. Vajza, Giulia Di Tillio, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të 8 dhjetorit, ku të rinjtë pasi kishin dalë së bashku po ktheheshin në shtëpi. Dhe pikërisht në atë moment ndodhi përplasja fatale. Makina po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe përfundoi në lumë, ndërsa në asfalt nuk u gjet asnjë shenjë frenimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts