Tragjedia e luftës në Ukrainë, mijëra ushtarë të vrarë 

tragjedia e luftes ne ukraine mijera ushtare te vrare
tragjedia e luftes ne ukraine mijera ushtare te vrare

11:00 16/04/2022

Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me më shumë armë dhe sanksione

Që nga nisja e luftës në Ukrainë deri më tani kanë humbur jetën rreth 3,000 ushtarë ukrainas ndërsa gati 10,000 trupa ushtarake janë plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Volodymyr Zelensky, i cili ka paralajmëruar, edhe mundësinë e një sulmi të mundshëm bërthamor nga Moska. Të dyja palët në konflikt kanë bërë pretendime të shpeshta për viktimat që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit, zakonisht shumë më të larta se sa është numri zyrtar i kundërshtarit të tyre.

Sulmet ruse kanë vijuar në kryeqytet dhe në Lviv. Ndërsa sa i përket qytetit të Bucha aty ku edhe ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha duket se qyteti i vogël ka pak gjasa t’i kthehet normalitetit. Dikur ishte një periferi paqësore dhe pak e njohur e Kievit, përpara se të sulmohej nga forcat ruse sot është thuajse e shkretë.

Teksa sulmet vijojnë ajo çfarë të gjithë duan të dinë është se kur do të përfundojë kjo luftë. Për presidentin Volodymyr Zelensky përfundimi i luftës do të varet nga dy faktorë.

E para është suksesi i ushtrisë ukrainase në fushë-betejë dhe sanksionet e ashpra ekonomike kundër Rusisë. Paqja do të jetë më e shpejtë nëse Ukraina merr armët që autoritet kanë kërkuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts