Tragjedia e teleferikut në Itali, flet gjyshi që rrëmbeu 6-vjeçarin

14:26 18/09/2021

Gjyshi i Eitan Biran: Djalin nuk e rrëmbeva por e shpëtova

Nga tragjedia e ndodhur në Itali, ku u rrëzua teleferiku dhe la pas 14 viktima, i vetmi që i mbijetoi ishte një djalë i mitur. Eitan Biran, fëmija 6-vjeçar izraelit që mundi t’i shpëtonte fatkeqësisë, u rrëmbye nga gjyshi i tij.

Por gjyshi i të voglit Shmuel Peleg ka folur për mediat izraelite ku ka deklaruar se ai nuk e ka rrëmbyer por e ka shpëtuar atë.

Unë besoj se një ditë Eitan do të rritet dhe do të më thotë: ‘Gjysh ke bërë gjithçka për mua, më ke shpëtuar’. Dhe vajza ime, që një ditë do të më takojë në parajsë do të jetë krenare për mua pasi unë e shpëtova djalin e saj që  e solla në shtëpinë e tij“.

I pyetur pse nuk priti që një gjykatë italiane të merrte një vendim, Peleg dha këtë përgjigje:

Unë e kam humbur besimin tek sistemi gjyqësor italian”.

Në aksident djali i vogël humbi të dy prindërit, vëllain e tij dhe stërgjyshërit që kishin ardhur për ta vizituar në Itali. Ai iu besua tezes së tij Aya Biran, një mjeke 41-vjeçare që jeton në Pavia së bashku me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Ishte tezja e të miturit e cila informoi menjëhere autoritetet për zhdukjen e tij. Familja e djalit në Itali ka paraqitur një peticion në një gjykatë në Izrael për kthimin e tij. Gjykata ka caktuar një seancë më 29 shtator. Eitan ka qenë në qendër të një beteje kujdestarie mes tezes dhe gjyshit të tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *