Tragjedia me 4 të vdekur në Gramsh, bashkia i vjen në ndihmë dy familjeve, mbulon shpenzimet e funeralit

tragjedia me 4 te vdekur ne gramsh bashkia i vjen ne ndihme dy familjeve mbulon shpenzimet e funeralit
tragjedia me 4 te vdekur ne gramsh bashkia i vjen ne ndihme dy familjeve mbulon shpenzimet e funeralit

Bashkia e Gramshit do të mbulojë shpenzimet e funeralit për 4 personat që u mbytën mbrëmë në liqenin e Hecit të Banjës, babai me dy djemtë e tij dhe nipi. Ngjarja ndodhi dje pasdite.

Në një reagim në ‘Facebook’ kryebashkiaku Besian Ajazi ka reaguar për ngjarjen, ndërsa ka ngushëlluar dy familjet Zogu.

MESAZHI I AJAZIT
Tronditës lajmi tragjik për mbytjen në liqenin e Banjës të katër bashkqytetarëve tanë????
A.Z 46 vjeç, R.Z 19 vjeç, E.Z 14 vjeç, babai me dy fëmijët dhe kushëriri i tyre M.Z 20 vjeç kishin shkuar për t’u larë në liqen, në fshatin Drizë por nuk mundën të dilnin dot dhe të ktheheshin në shtëpi si zakonisht.
Nuk gjej dot fjalët për të shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi që pushtoi dy familjet Zogu, familje të thjeshta, të respektuara dhe të dashura në komunitetin ku jetojnë.
Lutem që familjarët dhe të afërmit të gjejnë forcën në zot për të përballuar këtë dhimbje të madhe????????
Lutem që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqen e amshuar????????
*Bashkia Gramsh në mbështetje të dy familjeve, për të zbutur sadopak këtë dhimbje të madhe, ka marrë vendimin për përballimin e shpenzimeve të funeralit për katër bashkqytetarët tanë ndërsa do të vijojë të qëndrojë pranë familjarëve duke i mbështetur në vazhdimësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts