Tragjedia në Afganistan, Xhaçka: Shqipëria dënon sulmin terrorist! Përkushtimi ynë të garantojmë jetën e aleatëve afganë










olta xhacka

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas sulmit terrorist në Kabul që la dhjetra të vdekur dhe të plagosur.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ajo shkruan se Shqipëria dënon aktin ekstrem në aeroportin e Kabulit.

“Unë dënoj me fjalët më të forta sulmin e tmerrshëm terrorist në aeroportin e Kabulit. Zemrat tona dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë” – shkruan Xhaçka.

Dy shpërthime u regjistruan sot pasdite pranë aeroportit Hamid Karzai në Kabul, Afganistan, në kohën kur po zhvilloheshin operacionet e evakuimit të qytetarëve.

Sipas informacioneve të para, një kamikaz hodhi veten në erë në zonën ku britanikët veprojnë, duke shkaktuar të paktën 40 viktima dhe 120 të plagosur.

Lajmi u publikua nga mediat amerikane, duke përfshirë edhe New York Times. Mes të plagosurve ka edhe tre marinsë amerikanë, një prej tyre ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *