Tragjedia në det/ Babai dhe dy djemtë e mitur humbën jetën, vendosen flamujt e kuq në plazhin e Kavajës

Pas ngjarjes tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë janë vendosur flamujt e kuq në bregdet.

Flamujt janë vendosur për të sinjalizuar pushuesit që deti është i trazuar dhe rrymat janë të forta.

Disa orë më parë në bregdetin shqiptar humbën jetën babai, Elvis Halilaj (50 vjeç) dhe dy djemtë e tij të mitur (13 dhe 15 vjeç) si pasojë e rrymave detare. Sakaq mësohet se ambulanca mbërritur rreth një orë e gjysmë me vonesë dhe në vendngjarje nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts