Tragjedia në Indi/ Mbytet varka, humbin jetën 12 nxënës dhe 2 mësues

tragjedia ne indi mbytet varka humbin jeten 12 nxenes dhe 2 mesues

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Indi, ku si pasojë e mbytjes së një varke humbën jetën 12 nxënës dhe 2 mësues. Ngjarja ndodhi në shtetin Gujarat të Indisë. Prindërit e nxënësve të shkollës që ishin në varkë kanë pretenduar se fëmijëve të tyre nuk u janë dhënë jelek shpëtimi.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e të tjerë personave të zhdukur. 18 nxënës dhe 2 mësues janë shpëtuar deri më tani dhe po i nënshtrohen trajtimit në një spital aty pranë, thonë autoritetet.

Deri më tani shkaku i incidentit nuk dihet ende, dëshmitarët okularë thonë se anija ishte e mbushur përtej kapacitetit të saj prej 14 pasagjerësh. Prindër kanë akuzuar autoritetet se rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre duke shkelur normat e sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts