Tragjedia në Ischia, 7 viktima dhe 5 të zhdukur

[embedded content][embedded content]

16:12 27/11/2022

Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Rritet bilanci tragjik ‘i shkatërrimeve që la pas moti i keq në ishullin e Iskias në Itali. Shkëputja e një pjese të kodrës mbuloi shtëpitë dhe mori përpara automjetet. 

Ndërtesa të dëmtuara, pemë të shkatërruara dhe makina të zhytura në baltë është gjithçka që ka mbetur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e së shtunës.

Shtatë persona janë gjetur të pajetë, mes të cilëve 3 janë fëmijë. 8 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Të dhënat e qeverisë italiane tregojnë edhe për disa persona të plagosur dhe 200 familje të evakuuara.

“Gjithçka në luginë është varrosur. Unë kam parë dhjetë tërmete dhe përmbytje dhe askush nuk ka bërë asgjë. Ata prenë pemët dhe kjo është pasoja. Ndodhi edhe në vitin 2010 kur një vajzë 15-vjeçare humbi jetën. Këtë herë ishte një katastrofë”.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të zhdukur. Situata ka bërë që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Moti i keq vazhdon edhe në zona të tjera pasi alarmi portokalli është ende aktiv në Kampania, Kalabri dhe Sicili.

Një pjesë e madhe e rrugëve janë të pakalueshme për shkak të baltës, gurëve dhe mbeturinave. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë në shtëpi për të mos penguar punën e shërbimeve të urgjencës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *