Tragjedia në Itali, teleferiku ra nga 300 metra lartësi

17:57 23/05/2021

13 viktima, plagosen rëndë 2 fëmijë

13 persona humbën jetën dhe dy fëmijë u plagosën rëndë nga shkëputja e një kabine teleferiku në Itali.

Tragjedia ndodhi rreth mesditës në një zonë malore pranë liqenit të njohur gjerësisht nga turistët si Lago Maggiore. Fëmijët e plagosur të moshave 5 dhe 9 vjeç janë në gjendje të rëndë në reanimacion dhe janë vetmit e mbijetuar të tragjedisë.

Dëshmitarët thanë se kabina e teleferikut ra në një zonë pyjore në Malin Mottarone në rajonin e Piemontit. Shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta. Viktimat janë turistë vendas të nisur nga qyteza e Stresas, në një udhëtim panoramik që zgjat rreth 20 minuta me teleferik drejt lartësive.

Hetuesit po përpiqen të gjejnë shkaqet e tragjedisë. Teleferiku ishte rivënë në punë për turizëm më 26 Prill pas heqjes së masave anti-Covid. Riparimi i fundit ishte bërë në para 5 vitesh.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *