Tragjedia në La Mansh, Franca akuzon personelin ushtarak

10:19 26/05/2023

Në 24 Nëntor 2021 u mbytën në det 27 emigrantë, autoritetet franceze akuzohen për neglizhencë

Policia franceze ka akuzuar 5 ushtarë për vdekjen e 27 personave që u mbytën teksa tentonin të kalonin Kanalin Anglez më 24 Nëntor 2021.

Ata akuzohen se lanë qëllimisht emigrantët të mbyteshin ne det. Rreth 15 thirrje nga emigrantët të dërguara drejt autoriteteve u injoruan, raportojnë mediat franceze. Emigrantët ishin kryesisht kurdë irakianë dhe të moshës 7 deri në 46 vjeç.

Lajmi u mirëprit nga një zëdhënës i “Utopia 56”, një organizatë që përfaqëson emigrantët.

“Ne mund të jemi vetëm të kënaqur që gjërat po përparojnë”, tha Flore Judet.

Anija e vogël u mbyt pak pasi u largua nga bregu francez, duke çuar në vdekjen e të gjithë emigrantëve. Gazeta Le Monde në atë kohë raportoi se pasagjerët kishin kontaktuar fillimisht me zyrtarët në qendrën e shpëtimit në Kanalin e La Manshit pasi varka po merrte ujë dhe motori kishte pësuar defekt.

Ata dërguan vendndodhjen e tyre me WhatsApp, por autoritetet nuk u përgjigjën. Ekipet e shpëtimit u përgjigjën 10 orë më vonë, pasi peshkatarët ngritën alarmin. Në atë kohë, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin e cilësoi humbjen e emigrantëve si fatkeqësinë më të madhe.

Në Nëntor 2022, një 32-vjeçar u paraqit në një gjykatë në Londër në lidhje me katastrofën, pasi u akuzua se ishte pjesë e një grupi kontrabandistësh që transportonin emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Harem Ahmed Abwbaker pretendohej se u kishte ofruar para familjeve të emigrantëve që u mbytën për të qëndruar në heshtje. Qershorin e kaluar, policia franceze arrestoi 15 persona kryesisht nga Afganistani  të cilët akuzohen se ishin pjesë e një rrjeti kontrabandë të përfshirë në këtë tragjedi.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts