Tragjedia në Pogradec, e mitura u vetëvarur në kasolle/ Psikologia: Fëmija i ka dhënë shenjat pas divorcit të prindërve, duhej…

Ditën e djeshme Pogradeci u trondit nga një ngjarje e rëndë, pasi një 12 vjeçare gjet e vëtëvarur në një kasolle pranë banesës.

Një ngjarje kjo që tronditi opinion publik.  Për të folur për të këtë situatë në rubrikën “Opinion” në News24, ishte në një lidhje “Skype” psikologia Valbona Treska.

Gjatë intervistës, ajo theksoi se duhet të ishte treguar një kujdes më i madh ndaj vajzës sidomos pas divorcit të prindërve.

“Divorci ngarkon të rriturit, por sigurisht edhe fëmijët. Fëmija i ka dhënë shenjat që pas divorcit të prindërve. Nëse individi nuk kërkon ndihmë, atëherë të gjithë personat e tjerë duhet ta kenë në vëmendje dhe duhet të kërkojnë ndihmë, pasi fëmija mund të ketë vuajtur ndër vite”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo sugjeroi që familjarët duhet të tregohen më të vëmendshëm dhe mos ngurrojnë, por të qasen edhe drejt profesionistëve.

“Ankthi, depresioni probleme të shëndetit mendor janë shtuar jashtë mase. Duhet të tregohet më shumë kujdes, pasi mund të kemi të bëjmë me një gjendje emocionale të rënduar që më pas na sjell pasoja të rënda. Në rastin në fjalë mund të them se është dështim i të gjithëve dhe jo i vetëm familjes”, tha ndër të tjera ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts