Tragjedia në Turqi, humbin jetën pjesëtarët e ekuipazhit të avionit që u rrëzua duke shuar flakët

16:23 14/08/2021

Ishte duke shuar një vatër zjarri aktive në qytetin Kahramanmarash në Turqi. Në momentin që do të hidhte ujin, një avion i përfshirë në operacionin për fikjen e flakëve nga ajri u rrëzua.

I gjithë ekuipazhi prej 8 personash humbën jetën. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë 5 prej viktimave ishin të huaj dhe 3 turq.

Ata u gjetën të pajetë në një zonë pyjore nga forcat e shumta të kërkim shpëtimit që u shpërndanë në zonë. Avioni ishte marrë me qira në Rusi dhe ishte në operacion në zonën ku zjarri vijon prej disa ditësh në një sipërfaqe me pyje. 

I njëjti avion sipas mediave turke u përdor edhe gjatë aksionit nga ajri për shuarjen e zjarreve në Antalja disa ditë më parë.

Në Turqi ende mbeten disa vatra aktive por nuk janë të përmasave të atyre në pjesën e Egjeut ku humbën jetën 8 persona dhe u dogjën mijëra hektarë me pyje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *