Tragjike/ 55-vjeçari në SHBA vret gruan dy fëmijët dhe më pas qëllon veten, njërin nga fëmijët e kishte birësuar në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kolorado në SHBA, ku një 55-vjeçar ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas ka qëlluar veten.

Vrasja ka ndodhur të shtunën, kur 55-vjeçari Cristof Kreb ka qëlluar gruan e tij Yvette Siegert-Kreb, 50 vjeç dhe fëmijët e tyre, Felicity Kreb, 13 vjeç dhe Barrett Kreb, 9 vjeç.

Mësohet se 9-vjeçari Barret Kreb ishte adoptuar nga çifti në Shqipëri, ndërsa Felicity Kreb ishte birësuar në Kinë.

Pesë nga fëmijët e çiftit kanë lindur me forma të ndryshme të nanizmit. Njëri është gjithashtu i verbër dhe njërit i janë amputuar të dyja këmbët.

Polica ka mbërritur në vendin e ngjarjes , por i ka gjetur të pajetë të katër anëtarët e familjes. Mediat e huaja shkruajnë se Cristof Kreb  ishte bashkëpronar i Specialty Sports and Supply, një dyqan armësh në Kolorado Springs.

Si Christof Kreb dhe gruaja e tij ishin veteranë të ushtrisë amerikane, tha përfaqësuesja e familjes Laura Muir Mellini.

Ndërkohë familja kishte 8 fëmijë, 5 prej të cilëve ishin të birësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *