Tragjike në Itali, po ndiqte hajdutin e telefonit, pëson atak kardiak dhe ndërron jetë punonjësi i hekurudhës

tragjike ne itali po ndiqte hajdutin e telefonit peson atak kardiak dhe nderron jete punonjesi i hekurudhes
tragjike ne itali po ndiqte hajdutin e telefonit peson atak kardiak dhe nderron jete punonjesi i hekurudhes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punonjës i hekurudhës ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Mediet fqinje raportojnë se 62-vjeçari Carlo Palma ka pësuar atak në zemër, teksa ka qenë duke ndjekur një të ri hajdut, që i kishte vjedhur telefonin një vajze në stacion.

Dëshmitarët thonë se 62-vjeçari teksa e ndiqte të riun fillimisht ka ngadalësuar shpejtësinë, më pas është ulur në një stol dhe në fund ka humbur ndjenjat. Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta mbajnë në jetë, por ishte e pamundur.

Ndërkaq, 17-vjeçari, i cili vodhi telefonin, u arrestua më pas nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts