Tragjike në Nju Jork, përfshihet nga flakët ndërtesa, 19 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar, dëshmitarët: Pamë njerëz që hidheshin nga godina!

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë në Bronx të Nju Jorkut, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë, me 19 viktima të regjistruar deri më tani. Në mesin e tyre, sipas autoriteteve ka dhe fëmijë.

Si pasojë e zjarrit, 32 njerëz përfunduan në spitale me gjendje kritike për jetën, tha më herët të dielën komisioneri i FDNY, Daniel Nigro.

“Ky është një moment i tmerrshëm dhe i dhimbshëm për qytetin e Nju Jorkut dhe ndikimi i këtij zjarri do të sjellë vërtet një nivel dhimbjeje dhe dëshpërimi në qytetin tonë”, ka thënë tutje Adams.

Rreth 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut ishin në skenën e zjarrit në një ndërtesë apartamentesh 19-katëshe në 333 East 181st Street.

Zjarri filloi pak para orës 11 të mëngjesit në një apartament dupleks në katin e 2-të dhe të 3-të të ndërtesës

Të paktën 31 persona janë lënduar rëndë pas një zjarri që shpërtheu në një bllok apartamentesh në Nju Jork.

Sipas medieve të huaja, dëshmitarët pohuan se kishin parë banorët që hidheshin nga ndërtesa 19-katëshe pasi zjarri shpërtheu të dielën në mëngjes.

Zjarri besohet se ka nisur në një apartament duplex në katin e dytë dhe të tretë dhe nuk është përhapur në banesa të tjera, ku shumica e lëndimeve besohet se janë shkaktuar nga tymi i përhapur në të gjithë ndërtesën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.