Tragjike në SHBA, gruaja i ngre “gishtin e mesit” burrit që i preu rrugën me makinë, ai hakmerret, nxjerr armën dhe i vret djalin 6-vjeçar

Opinioni publik në SHBA është shokuar nga ajo që ka ndodhur një mbrëmje më parë, në Los Angeles.

Siç raportojnë mediat e huaja, një shofer i kishte prerë rrugën me makinë një gruaje e cila po udhëtonte. edhe ajo me automjet.

Në këtë moment, në nervozim e sipër ajo i ka drejtuar burrit “gishtin e mesëm”, por këtu më pas nisi e gjitha. Burri, sapo pa këtë veprim, nxjerr armën dhe godet drejt makinës së gruas, ku si pasojë humbi jetën vogëlushi i saj.

Bëhet fjalë për një fëmijë 6-vjeç. Mediat e huaja, kanë mundur të zbulojnë dhe fjalët e fundit të thëna prej tij: “Mami, po më dhemb shumë barku”.

Edhe pse një polic ishte aty pranë dhe bëri të mundur ndërhyrjen e shpejtë, ishte tepër vonë, djali nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Për vdekjen tragjike, janë sensibilizuar shumë qytetarë të cilët, përmes ueb-faqes GoFundMe kanë arritur të mbledhin deri më tani 39.000 dollarë për varrimin e djaloshit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *