Tragjike! Nëna me djalin në krah hidhet nga kati i pesë i pallatit, gjejnë vdekjen

tragjike nena me djalin ne krah hidhet nga kati i pese i pallatit gjejne vdekjen
tragjike nena me djalin ne krah hidhet nga kati i pese i pallatit gjejne vdekjen

Tragjike në Rimini! Një nënë, bashkë me djalin e saj 6-vjeçar që e mbante në krah, është hedhur nga një pallat pesë katësh, ndërsa kanë ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ndodhi në San Giuliano. Teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që çoi drejt aktit ekstrem gruan, skuadra hetimore gjeti një shënim të shkruar prej saj.

Sipas asaj që mësohet, gruaja vuante nga depresioni. Gruaja, ashtu si mëngjeset e tjera, kishte shkuar të shoqëronte djalin e saj te prindërit që banojnë në atë pallat dhe më pas do të shkonte në punë. Ndërkohë, fëmija duhej të shkonte në një kamp veror, i shoqëruar nga gjyshërit. Por duket se diçka ka ndodhur që gruaja ndërmori aktin ekstrem, duke u vetëvrarë bashkë me të birin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts