Tragjike/ Nuk pëlqenin stilin e saj të jetesës, dy afganët vrasin të motrën dhe e varrosin në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani. Dy vëllezër, dyshohet se kanë masakruar motrën e tyre, pasi nuk i pëlqente mënyra e saj e jetesës.

Sipas Blid, vëllezërit e moshave 22 dhe 25 vjeç, dyshohet se kanë mbytur motrën e tyre 34 vjeçe e më pas e kanë varrosur në oborrin e shtëpisë, për të fshehur gjurmët.

Nëna e 2 fëmijëve ishte shpallur e zhdukur më 13 korrik. Policia nuk i besoi versioneve të vëllezërve, e që nga ajo kohë i mbajti ato në vëzhgim.

Ata mësuan më pas të gjithë të vërtetë. Më pas të rinjtë e kanë pranuar krimin dhe kanë theksuar se ndiheshin të fyer që motra e tyre ishte e divorcuar dhe bënte një jetë jashtë standardeve të moralit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *