Tragjike, shembet ura në Indi, 40 viktima dhe mbi 30 të plagosur (VIDEO)

tragjike shembet ura ne indi 40 viktima dhe mbi 30 te plagosur video
tragjike shembet ura ne indi 40 viktima dhe mbi 30 te plagosur video

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë në gjendje kritike, pasi një urë u shemb mbi lumin Machu në Morbi, Gujarat.

Mediat lokale raportojnë se ende dhjetëra persona janë bllokuar në lumë.

“Shumë njerëz janë shpëtuar dhe disa janë të zhdukur”, tha Amit Jala, një zyrtar lokal ndërsa ndodhej në spitalin ku janë dërguar të lënduarit.

Ura historike, 230 metra e gjatë, është ndërtuar gjatë epokës koloniale britanike, në shekullin e 19-të. Ajo ishte mbyllur për mirëmbajtje për gjashtë muaj dhe u rihap pesë ditë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts