Tragjike! Tornadot në SHBA shkaktojnë më shumë se 70 viktima

19:31 11/12/2021

Moti i keq ka goditur disa zona në SHBA, duke u bërë shkak që më shumë se 70 persona të humbasin jetën. Autoritetet kanë bërë të ditur se për fat të keq, shifra mund të rritet në më shumë se 100 jetë të humbura.

Më herët, sinoptikanët thanë janë regjistruar 19 tornado. Disa të moshuar u bllokuan në një azil në Arkansas. Ndërsa një tren doli nga shinat, si pasojë e erës së fortë. Policia ka njoftuar se një operacion kërkim- shpëtimi po vijon për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave të rrezikuar.

Në Kentaki është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe autoritetet policore kanë paralajmëruar se mund të ketë edhe viktima./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.