Trajkoviç: Gruaja e Ivanoviçit po mbron Vuçiçin nga hetimi për vrasjen e ish-opozitarit serb

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç deklaroi se roli i Milena Popoviç, gruas së ve të politikanit të vrarë nga Kosova, Oliver Ivanoviç, është që ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga hetimi për vrasje. “Ajo nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta sjellë Vuçiqin më afër hetimit. Ajo nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen e Vuçiqit”, i tha Trajkoviç gazetës serbe, Danas.

Duke komentuar deklaratën e Milena Popoviç, e cila është gjithashtu anëtare e Partisë Progresive Serbe në Parlamentin Serb, se nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, Milan Radoiçiq duhet ta provojë pafajësinë e tij në vrasjen e Ivanoviçit, Trajkoviç tha se Popoviç ishte “në funksion të lirimit të Radoiçiqit dhe biznesmenit serb nga Kosova, Zvonko Veselinoviç”. Trajkoviç deklaroi se roli i “Beogradit zyrtar” ishte “shumë i madh që nga dita e vrasjes” dhe shtoi se media pranë autoriteteve bëri gjithçka “për të devijuar hetimin në një drejtim tjetër”.
Milena Popoviç, gruaja e ve e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç, deklaroi se ajo e respekton presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe partinë që i përket. Ajo tha se e lëshoi sallën e Kuvendit serb vetëm sepse Radoiçiç ishte i pranishëm aty.

“Ajo që unë e di është më se e mjaftueshme për të mos u ulur në të njëjtën dhomë me të. Do ta përfundoj me kaq”, tha Popoviç për Nedeljnik. Lidhur me deklaratën e Trajkoviç, se ajo nuk do ta kishte bërë atë veprim pa u konsultuar me Vuçiçin, ajo tha se nuk është e vërtetë.

“Ne biseduam pas kësaj. Unë kam të drejtën e pozitës dhe mendimit tim dhe ai e respekton atë. Unë jam një grua e ve. E bëra ashtu siç u ndjeva në atë kohë”, tha Popoviç. “Unë do t’i kërkoja asaj që ta ndalonte mbledhjen e poenace politikë përmes meje dhe në atë mënyrë të kthehej në skenën politike. Ajo është personi i fundit në botë që ka të drejtë ta bëjë këtë. Ajo e di shumë mirë pse”, tha Popoviç.
Duke iu përgjigjur pyetjeve, Popoviç tha se ajo i njeh Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviçin për 20 vjet. “Unë i njoh prej 20 vitesh. Mitrovica është një qytet i vogël dhe të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Mendoj se pas gjestit tim të fundit, për të gjithë është e qartë se çfarë mendoj për Radoiçiqin”, tha Popoviç. Siç deklaroi ajo, ajo mbetet në Partinë Progresive Serbe dhe gjesti i saj nuk e ndryshoi orientimin e saj politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *