Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt: Bellingam e meritoi Champions-in

trajneri i anglise garet sauthgejt bellingam e meritoi champions in

































Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, ka zbuluar se Xhon Stons dhe Bukajo Saka do t’i bashkohen Herri Meguajërit, Ljuk Shout dhe Antoni Gordonit si mungesa në ndeshjen e parë përgatitore para “Euro 2024” me Bosnjën dhe Hercegovinën. Stons dhe Saka u stërvitën si pjesë e një seance stërvitore me 26 lojtarë të dielën, por do të mungojnë në miqësoren në “St James’ Park” sonte mbrëma. “Xhon është paraqitur pak më vonë, kështu që nuk ka punuar me ne.

1695668_1

Ai do të ndjekë një program individual”, tha Sauthgejt në konferencën e djeshme. “Bukajo është mirë, ai do të pushojë nesër dhe duhet të jetë i disponueshëm deri të premten”. Meguajër dhe Shou janë shqetësime më serioze përpara “Euro 2024” në Gjermani. I pari humbi pesë javët e fundit të sezonit ndërsa Shou nuk ka luajtur që prej muajit shkurt. Ndërkohë, Gordon humbi ndeshjen e fundit të sezonit të Njukasëllit për shkak të një problemi në kavilje dhe nuk është kthyer ende. “Të gjithë po përparojnë mirë,” tha Sauthgejt për treshen. “Ne jemi të kënaqur me progresin që kanë bërë, asnjëri prej tyre nuk do të përfshihet nesër. Gordon ka një shans të jetë në dispozicion për të premten. Dy të tjerët nuk kanë gjasa, le të shohim se sa larg mund të shkojnë”. Ndërkohë, Herri Kejn nuk do të startojë për Anglinë kundër boshnjakëve.

BELLINGAM – Trajneri komplimentoi edhe Bellingamin për triumfin në Champions me Realin, një nga yjet që pritet që të shkëlqejë për Anglinë në Gjermani: “Është një vit i jashtëzakonshëm për të. Jam i kënaqur që ai fitoi mbrëmë. Sanço po luante në krahun tjetër me Dortmundin. Ne nuk kishim të preferuar për të fituar, pasi kishim lojtarë në të dyja anët, por që ta mbyllësh këtë sezon me fitimin e Ligës së Kampioneve, është një vit fenomenal dhe unë jam i kënaqur për të. Familja e tij duhet të marrë meritat për këtë. Mënyra se si ai është autentik në intervista, se si reagon me stafin dhe lojtarët, ai është i përulur dhe mirëkuptues. Ai duhej të fitonte respektin e njerëzve si Modriç dhe Kros dhe e kërkoi këtë sfidë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts