Trajneri i Holandës, Ronald Kuman: Rezultati më acaron, por gabuam shumë

trajneri i holandes ronald kuman rezultati me acaron por gabuam shume
































Trajneri i Holandës Ronald Kuman është paralelisht i kënaqur dhe kritik me skuadrën e tij, pas barazimit pa gola me ekipin e Francës. Ai thotë se rezultati mund t’u rri ngushtë portokallinjve, por në disa momente të ndeshjes duhet të ishin më të përqendruar.

kuman

“Sigurisht që rezultati është zhgënjyes. Ne kishim shumë raste dhe mundësi për ta fituar ndeshjen. Megjithatë, në një moment u mërzita me mënyrën se si po e humbnim topin kaq shpejt dhe nuk kishim shumë mundësi për ta qarkulluar. Lamë shumë hapësira mes linjave dhe duhet të bënim më mirë në pjesën e dytë.

Më shqetëson fakti që shpërdorojmë shumë raste dhe na duhet të krijojmë pafund volum loje për të shënuar gol. Portieri i tyre bëri pritje fantastike dhe i mbajti në lojë. Tani do të shohim për të përgatitur ndeshjen e radhës”, ka thënë Kuman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts