Trajneri i Kombëtares italiane, Luçiano Spaleti: Faxholi shumë teknik, më “qan” zemra për Bonaventurën

trajneri i kombetares italiane luciano spaleti faxholi shume teknik me qan zemra per bonaventuren

































Luçiano Spaletit i rreh fort zemra në pritje të Europianit, për faktin se është hera e parë që merr pjesë në një kompeticion të tillë. “Më rreh zemra fort. sepse është hera e parë. Duam të bëjmë krenarë të gjithë tifozët italianë. Unë jam gati dhe kemi organizuar gjithçka.

spaleti

Tani duhet të japim jetën në fushë për të mos u ndier fajtorë në rast se nuk fitojmë trofeun, por thjesht sepse të tjerët mund të jenë më të fortë”, tha fillimisht trajneri. Ai foli gjithashtu për listën e lojtarëve që ka grumbulluar dhe për ata që mungojnë.

DËMTIMET- “Me kombëtaren është ndryshe nga klubi. Mund të marrim lojtarë kudo. Açerbi na jepte eksperiencë dhe lidhej me bllokun e Interit në perfeksion. Zaniolo është i fortë, por nëse flasim për mungesat e nisnim keq Europianin”.

FAXHOLI- “Është një zgjedhje teknike. Mesfushori ka kualitet dhe është një lojtar inteligjent që mund t’i shërbejë shumë Italisë. Riçi është disi ndryshe, pasi është lojtar që përplaset, që markon dhe është i egër. Faxholi është më i bukur me topin në këmbë”.

KRITERET- “Kam parë ata që më duhen. Janë zgjedhje të vështira dhe të dhimbshme për karakterin tim. Për Lokatelin më vjen keq dhe i kërkoj falje. Është pak konservator në mënyrën e lojës. Kapiteni? Qëndron Donaruma”.

BONAVENTURA- “Kur e krahasova me Bellinghamin ndoshta i mohova diçka në aspektin teknik. Por fizikisht dhe për dëshirën që ka për të fituar çdo duel, Bellingham është tjetër nivel. Sigurisht që më qan zemra për Bonaventurën, por kohët e fundit nuk ka pasur ritmin e duhur. Skamaka? Është rritur shumë falë Gasperinit dhe lojës që ka pasur Atalanta. Një lojtar që do të na ndihmojë shumë në këtë kompeticion”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts