Trajneri i ri i Barcelonës e nis me sherr, Serxhi Barhuan: Këta lojtarë kam…








Te Barcelona nuk ka paqe. Barazimi ndaj Alaveshit në ndeshjen e parë të Serxhi Barjuanit në krye të katalanasve ka qenë një dështim.

SERZHI BARHUAN 1

Dhe natyrisht që nuk i ka shërbyer për mirë situatës. Sipas televizionit katalanas “Esports3”, tekniku është ankuar për situatën e krijuar në ekip dhe për dëmtimet e shumta.

Pavarësisht ndryshimeve të bëra në ekip, Barcelona ka shfaqur të njëjtat probleme edhe përballë Alaveshit.

Ish-mbrojtësi, i cili mori të premten detyrën e trajnerit provizor ka folur për ekipin ku ka shfaqur rezerva, por kritikat më të ashpra janë drejtuar në adresë të stafit mjekësor të Barcelonës.

Komentet e Serxhit pas barazimit ndaj Alaveshit nuk i kanë pëlqyer aspak një pjese të rëndësishme të ekipit.

Serxhi Barjuan duke folur për barazimin ka përdorur një frazë të përmendur dhe nga ish-trajneri Kuman.

“Këta lojtarë kam, nuk mund të bëj më shumë. E ka thënë dhe Kumani”, ka thënë Serxhi. Kjo frazë e tij nuk është pëlqyer aspak nga lojtarët, edhe pse trajneri i Barcelonës është munduar të zbusë qëndrimin e tij, duke nënvizuar se situata e krijuar është pasojë e dëmtimeve të shumta.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *